Nëntë ditë mes qyteteve historike, mikpritjes familjare në Mat dhe peizazheve të Rivierës Shqiptare. Nga Kruja e Shkodra te Berati, Gjirokastra, Butrinti dhe Tirana.
Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, organizohet pritja dhe transferimi drejt qytetit historik të Krujës. Pas akomodimit në hotel, pjesa tjetër e ditës është e lirë për pushim dhe relaks, në përgatitje për eksplorimin e Shqipërisë.
Shërbimet e ditës
Pritje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Transport nga aeroporti deri në Krujë.
Akomodim në Krujë.
Fjetje: Krujë
Krujë · Pazari i Vjetër
02
Dita 2
Krujë → Shkodër
Dita fillon me eksplorimin e qytetit historik të Krujës, duke vizituar Pazarin e Vjetër, ku tradita dhe zejet artizanale shqiptare ruajnë atmosferën e tyre karakteristike. Më pas, vizita vazhdon në Kalanë e Krujës dhe Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku do të zbulojmë historinë dhe trashëgiminë e heroit kombëtar shqiptar.
Pas përfundimit të vizitave, udhëtimi vazhdon drejt Shkodrës. Me mbërritjen, do të vizitojmë Kalanë e Rozafës, një nga monumentet më të rëndësishme historike të vendit, e njohur për legjendën e saj dhe pamjet panoramike mbi qytetin dhe lumenjtë Buna e Drin.
Programi vijon me eksplorimin e qendrës së Shkodrës dhe pedonales së saj, ku vizitorët do të njihen me atmosferën karakteristike, arkitekturën dhe jetën kulturore të këtij qyteti të veçantë. Në fund të ditës, akomodimi në Shkodër.
Shëtitja në pedonalen e Shkodrës përfshin rrugën Kole Idromeno.
Shërbimet e ditës
Mëngjes.
Vizitë në Pazarin e Vjetër të Krujës.
Vizitë në Kalanë e Krujës.
Vizitë në Muzeun Kombëtar “Skënderbeu”.
Transport gjatë rrugës Krujë–Shkodër.
Vizitë në Kalanë e Rozafës.
Shëtitje në qendrën historike dhe në pedonalen e Shkodrës.
Akomodim në Shkodër.
Fjetje: Shkodër
Shkodër
03
Dita 3
Shkodër → Shkopet → Liqeni i Ulzës → Mat
Dita fillon me nisjen nga Shkodra, duke ndjekur një itinerar piktoresk përgjatë zonave bregdetare të Velipojës dhe Shëngjinit, ku gjatë rrugës do të shijojmë pamjet e bukura të bregdetit shqiptar.
Më pas, udhëtimi vazhdon drejt zonës së Shkopetit, një prej peizazheve më mbresëlënëse natyrore të Shqipërisë së veriut. Këtu do të bëjmë ndalesa fotografike për të shijuar pamjet spektakolare të liqenit të Shkopetit dhe maleve që e rrethojnë. Rruga vijon pranë liqenit të Ulzës, duke na afruar drejt zemrës së krahinës së Matit.
Një nga momentet më të veçanta të ditës do të jetë ndalesa në një shtëpi tradicionale familjare në Mat, ku mysafirët do të mirëpriten me ngrohtësinë dhe mikpritjen shqiptare. Nëna e familjes do të përgatisë një drekë tradicionale shqiptare, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të shijojnë gatimet autentike të zonës dhe atmosferën e jetës familjare.
Pas drekës, eksperienca vazhdon me muzikë tradicionale shqiptare. Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me instrumentet muzikore karakteristike, si çiftelia dhe fizarmonika, madje edhe t'i provojnë vetë ato, duke përjetuar një pjesë të gjallë të kulturës dhe traditës sonë.
Vizita dhe dreka zhvillohen në shtëpinë tonë familjare. Xhaxhai ynë luan muzikë live me çifteli dhe fizarmonikë.
Në përfundim të ditës, udhëtimi vazhdon drejt një bujtine tradicionale në fshat, ku do të bëhet akomodimi dhe do të shijohet qetësia e natyrës dhe atmosfera autentike e jetës rurale shqiptare.
Shërbimet e ditës
Mëngjes.
Transport gjatë rrugës Shkodër–Mat.
Rrugëtim panoramik nëpër Velipojë dhe zonën e Shëngjinit.
Ndalesa panoramike te liqeni i Shkopetit dhe kalim pranë liqenit të Ulzës.
Mirëpritje në shtëpinë tonë familjare në Mat.
Drekë tradicionale e përgatitur nga familja.
Muzikë tradicionale live me çifteli dhe fizarmonikë.
Dita fillon me nisjen nga Mati drejt qytetit historik të Beratit. Gjatë udhëtimit do të kalojmë pranë zonës së Belshit, e njohur për liqenet e saj natyrore, kodrat e mbjella me ullinj dhe fshatrat piktoreskë që krijojnë një peizazh karakteristik të Shqipërisë rurale.
Udhëtimi vijon drejt Kuçovës, një prej zonave më të rëndësishme të industrisë së naftës në Shqipëri. Këtu do të shohim puset e naftës dhe peizazhin karakteristik industrial, ndërsa do të njihemi me historinë e zhvillimit të industrisë së naftës dhe rëndësinë e saj në të kaluarën dhe të tashmen e vendit.
Pas këtyre, vazhdojmë drejt Beratit, qytetit të njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve” dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Vizita fillon në kalanë historike të Beratit, ku do të eksplorojmë rrugicat tradicionale dhe do të vizitojmë Muzeun Ikonografik Onufri, i cili ruan vlera të jashtëzakonshme të artit dhe trashëgimisë fetare shqiptare.
Më pas zbresim drejt pjesës së poshtme të qytetit për të zbuluar dy nga lagjet më karakteristike historike, Mangalemin dhe Goricën, të njohura për arkitekturën tradicionale, shtëpitë karakteristike dhe pamjet mahnitëse që e bëjnë Beratin një nga qytetet më të veçanta të Shqipërisë.
Në përfundim të vizitave, akomodimi në Berat.
Shërbimet e ditës
Mëngjes.
Transport gjatë rrugës Mat–Berat.
Rrugëtim panoramik nëpër Belsh dhe liqenet e tij.
Kalim në zonën e naftës së Kuçovës.
Vizitë në Kalanë e Beratit.
Vizitë në Muzeun Onufri.
Shëtitje në lagjet historike Mangalem dhe Gorica.
Akomodim në Berat.
Fjetje: Berat
Berat · Pamje panoramike
05
Dita 5
Berat → Gjirokastër
Pas mëngjesit, nisemi nga Berati drejt Gjirokastrës, qytetit të njohur si “Qyteti i Gurtë”, i cili ruan një trashëgimi të pasur historike dhe arkitekturore. Gjatë vizitës do të njihemi me historinë e qytetit, traditat dhe arkitekturën karakteristike të shtëpive të tij prej guri.
Eksplorimi vazhdon me vizitën në Kalanë e Gjirokastrës, një nga monumentet më të rëndësishme historike të vendit, ku do të zbulojmë historinë e saj dhe do të shijojmë pamjet panoramike mbi qytetin dhe luginën përreth.
Më pas, do të vizitojmë një nga banesat tradicionale më përfaqësuese të Gjirokastrës, shtëpinë historike të Skëndulajve, ku do të njihemi me mënyrën e jetesës, arkitekturën dhe traditat familjare të një prej periudhave më interesante të historisë së qytetit.
Pas përfundimit të vizitave të organizuara, do të kemi kohë të lirë për të shijuar qytetin, për të shëtitur në Pazarin e Vjetër, për të zbuluar dyqanet artizanale dhe për të përjetuar atmosferën unike të Gjirokastrës.
Në fund të ditës, akomodimi në Gjirokastër.
Shërbimet e ditës
Mëngjes.
Transport gjatë rrugës Berat–Gjirokastër.
Vizitë në Kalanë e Gjirokastrës.
Vizitë në Shtëpinë Skënduli.
Kohë e lirë në Pazarin e Vjetër.
Akomodim në Gjirokastër.
Fjetje: Gjirokastër
Gjirokastër · Pazari i VjetërGjirokastër · Pazari pas shiut
06
Dita 6
Gjirokastër → Syri i Kaltër → Butrint → Sarandë
Pas mëngjesit, nisemi nga Gjirokastra drejt një prej mrekullive më të bukura natyrore të Shqipërisë, Syrit të Kaltër. Ky burim natyror mahnitës njihet për ngjyrat e tij të jashtëzakonshme dhe ujërat kristal të pastër. Për të arritur pranë burimit, vizitorët mund të zgjedhin një shëtitje në këmbë prej rreth 2 kilometrash, duke shijuar natyrën dhe peizazhet përreth, ose të përdorin trenin e vogël turistik që ofrohet në këtë zonë.
Pas eksplorimit të Syrit të Kaltër, udhëtimi vazhdon drejt Parkut Kombëtar të Butrintit, një prej thesareve më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjatë vizitës do të zbulojmë gjurmët e qytetërimeve të lashta, monumentet historike dhe rrënojat që dëshmojnë historinë mijëravjeçare të këtij qyteti antik.
Në përfundim të vizitave, nisemi drejt Sarandës, një prej qyteteve më të bukura të bregdetit Jon. Mbrëmja do të jetë e lirë për të shijuar shëtitoren buzë detit dhe atmosferën e qytetit të Sarandës.
Sarandë → Kalaja e Lëkurësit → Porto Palermo → Vlorë
Dita fillon me vizitën në Kalanë e Lëkurësit, një pikë historike dhe panoramike nga ku ofrohet një pamje spektakolare mbi qytetin e Sarandës, ishullin e Korfuzit, liqenin e Butrintit, fushat përreth dhe ujërat blu të detit Jon.
Pas vizitës, udhëtimi vazhdon përgjatë Rivierës Shqiptare, një prej rrugëve më të bukura panoramike të vendit, ku malet takohen me detin dhe fshatrat bregdetare krijojnë peizazhe të jashtëzakonshme.
Gjatë rrugës do të ndalemi në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo, një monument historik i veçantë, i vendosur në një gadishull të vogël buzë detit Jon. Këtu do të kemi mundësinë të njihemi me historinë e kalasë dhe të shijojmë pamjet e mrekullueshme përreth.
Itinerari do të përfshijë gjithashtu një ndalesë në një nga plazhet piktoreske të Rivierës, ku do të kemi kohë për relaks, fotografi dhe për të shijuar bukurinë e bregdetit Jon.
Në orët e pasdites vazhdojmë drejt Vlorës, një qytet me rëndësi të veçantë në historinë shqiptare, i njohur si vendi ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Pas mbërritjes, do të kemi kohë për të shijuar qytetin dhe shëtitoren buzë detit. Akomodimi në Vlorë.
Shërbimet e ditës
Mëngjes.
Transport gjatë rrugës Sarandë–Vlorë.
Vizitë në Kalanë e Lëkurësit.
Rrugëtim panoramik përgjatë Rivierës shqiptare.
Vizitë në Kalanë e Porto Palermos.
Ndalesë dhe kohë e lirë në një plazh të Rivierës.
Akomodim në Vlorë.
Fjetje: Vlorë
Porto PalermoRiviera ShqiptareVlorë
08
Dita 8
Vlorë → Apolloni → Durrës → Tiranë
Pas mëngjesit, nisemi nga Vlora në drejtim të Parkut Arkeologjik të Apollonisë, një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. Ky qytet i lashtë u themelua rreth shekullit VI p.e.s. nga kolonistë grekë në territorin e banuar nga fisi ilir i Taulantëve. Gjatë vizitës do të zbulojmë gjurmët e qytetërimeve ilire, greke dhe romake, të cilat kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë dhe trashëgiminë e këtij vendi.
Më pas, udhëtimi vazhdon drejt Durrësit, një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Aty do të zhvillojmë një shëtitje në këmbë në qendrën historike, që do të zgjasë rreth 20 deri në 60 minuta, gjatë së cilës do të njihemi me historinë dhe disa nga monumentet më karakteristike të qytetit.
Do të shëtisim përgjatë Rrugës Veneciane dhe do të shohim nga jashtë Amfiteatrin Romak, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike të vendit.
Pas vizitës në Durrës, vazhdojmë udhëtimin drejt Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ku do të përfundojmë ditën.
Akomodimi dhe nata në Tiranë.
Shërbimet e ditës
Mëngjes.
Transport gjatë rrugës Vlorë–Tiranë.
Vizitë në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.
Shëtitje në qendrën historike të Durrësit dhe në Rrugën Veneciane.
Amfiteatri Romak i Durrësit (nga jashtë).
Akomodim në Tiranë.
Fjetje: Tirana
ApolloniaDurrësTirana
09
Dita 9
Turi i Tiranës → Bunk'Art 2 → Aeroporti
Dita e fundit e udhëtimit i kushtohet zbulimit të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, përmes një shëtitjeje në këmbë në qendrën historike dhe kulturore të qytetit.
Gjatë turit do të njihemi me historinë e Sheshit Skënderbej, Kullës së Sahatit dhe Xhamisë së Et'hem Beut, duke zbuluar rëndësinë historike dhe arkitekturore të këtyre monumenteve, si dhe ndërtesat karakteristike që rrethojnë sheshin.
Shëtitja vazhdon drejt Katedrales Ortodokse, për të vijuar më pas në zonën e ish-Bllokut, ku do të njihemi me historinë e kësaj lagjeje dhe rolin e saj gjatë periudhës komuniste. Më pas do të vizitojmë Katedralen Katolike, zonën e Kalasë së Tiranës dhe Xhaminë e Madhe të Namazgjasë, duke zbuluar kontrastin mes historisë, traditës dhe zhvillimit modern të kryeqytetit.
Një nga ndalesat më interesante të ditës do të jetë vizita në Bunk'Art 2, një muze i veçantë i vendosur në një bunker nëntokësor, ku do të njihemi më nga afër me historinë e periudhës komuniste, aparatin e Sigurimit të Shtetit dhe jetën e shqiptarëve gjatë asaj kohe.
Pas përfundimit të turit, do të nisemi drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për udhëtimin e kthimit.
Këtu përfundon aventura jonë në Shqipëri, pas nëntë ditësh plot histori, kulturë, natyrë, tradita dhe mikpritje shqiptare.
Shërbimet e ditës
Mëngjes.
Shëtitje në këmbë në qendrën historike të Tiranës.
Sheshi Skënderbej, Kulla e Sahatit dhe Xhamia e Et’hem Beut.
Shëtitje në lagjen e Bllokut.
Vizitë në Bunk’Art 2.
Transport nga Tirana deri në aeroport.
Tirana
OFF MAP ALBANIA
Informacion praktik
Përfshirje të propozuara+
Për t’u konfirmuar me operatorin.
Para vizitës+
Vizitat varen nga programi i dakordësuar. Oraret, hyrjet dhe kushtet sezonale duhen kontrolluar për datat e udhëtimit.
Një udhëtim 8-ditor nga Kruja dhe shtëpia familjare në Mat te Berati, Gjirokastra dhe Riviera. Zvërneci, Laguna e Nartës, Apollonia dhe Ardenica plotësojnë programin përpara Tiranës.
Zbuloni thelbin e Shqipërisë përmes një udhëtimi të paharrueshëm mes historisë, kulturës, natyrës dhe traditave. Nga qytetet historike të veriut te peizazhet e Rivierës Shqiptare, ky itinerar ju njeh me disa nga vendet më emblematike dhe autentike të vendit.
Tetë ditë mes historisë, natyrës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare. Kruja dhe Shkodra, mikpritja në Mat, Berati e Gjirokastra, Syri i Kaltër e Butrinti, përpara Vlorës, Apollonisë, Durrësit dhe Tiranës.